Mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit janë hedhur në protestë si rezultat i dhunës së ushtruar nga pacientët.
Mjekët kanë kërkuar masa ndëshkimore të ashpra ndaj personave që ushtrojnë dhunë duke ngritur dorën ndaj autoritetit të mjekëve.
“Kryeministri kërkoi dje dënim me tre vjet heqje lirie për ata që hyjnë në fushën e blertë, për dhunuesit e mjekëve duhet dënim 10 herë me i lartë”, pohoi mjeku Sokol Pecnikaj.
“Mjekët kërkojnë plotësimin e një sërë kushtesh që nisin me infrastrukturën në spitale, dhe paga që të justifikojnë profesionin e tyre”, tha Fatmir Shahini, mjek pediatër.
Edhe pacientët kanë qenë në krah të mjekëve. Sipas tyre, është e patolerueshme dhuna në spitale.
K.H.





