Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, të cilin e kanë akuzuar se po shpërndante para në këmbim të votës. 

Sipas reagimit të “Bashkë Fitojmë”, në momentin që dy palët janë përballur ka pasur shtyrje mes tyre.

Bashkë Fitojmë: Vjen një informacion që në fshatin Qafëzes Erion Isai me stafin po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe lek. Shkon BF dhe përballen në fshatin Qinam.

Erion Isai del nga makina, duke provokuar dhe aty ka patur shtyrje dhe kapje me duar mes dy palëve.

Bodyguardët e Isait kanë shtyre kandidatin e BF E’them Lumani, po ashtu edhe kryetari i PS Aldo Xhelili. Edhe nga ana e kandidatit Lumani është bërë denoncim.