SHKODER, 25 mars 2013 – Ambasadorja franceze e akredituar në Tiranë, Christine Moro, nga qyteti i Shkodrës ku ishte e pranishme në takimin me temë "Dhuna ndaj femrave", ka kritikuar partitë për pjesëmarrjen e ulët të gruas në politikë.

Gjatë fjalës së saj, komentoi edhe përfshirjen e femrave në listat kandidate për deputete në zgjedhjet e 23 Qershorit.

"Partitë politike janë të gatshme të paguajnë gjoba, vetëm që të mos respektojnë ligjet për këtë çështje. Shpresojmë që në listat e kandidatëve për deputet që ende nuk kanë përfunduar, të ketë një rritje të pjesëmarrjes së femrave", deklaroi ambasadorja Moro.