Në një deklaratë për mediat, Unionit i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar sjelljen dhe dhunën fizikë të punonjësit të Gardës së Republikës ndaj gazetarës Ola Xama teksa kjo e fundit po ushtronte detyrën.
Një ngjarje e tillë e përsëritur thotë UGSH, cënon integritetin e gazetarës Xama, ndërsa kërkon nga autoritetet ligjore që të reagojnë menjëherë më masa ndaj protagonistëve të dhunës mbi gazetarët.
"Për ta çuar më tej reagimin tonë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ju fton që në datën 3 maj, Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ta shpallim ditë kombëtare greve të gazetarëve.", thuhet më tej në deklaratë.
REAGIMI I PLOTË
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon sjelkhen dhe dhunen fizike e verbale qe nje punonjes i Gardes se Republikes ushtroi sot mbi gazetaren Ola Xama e cila ishte ne krye te detyres.
Punonjesi i Gardes se Republikes, fizikisht dhe verbalisht, ne mjediset e Kryesise se Kuvendit te Shqiperise cenoi integritetin e koleges sone duke riperseritur te njejten sjellje te nje punonjesi te Gardes, qe sherben prane Prokurores se Pergjithshme, disa dite me pare, ndaj kolegut Renaldo Salianji, i cili gjithashtu ishte ne krye te detyres.
Precedente te tilla te perseritura flasin qarte per nje natyre sjelljeje dhe agresiviteti qe manifestohet ndaj reportereve te terrenit.
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon keto raste dhe kerkon nga autoritetet ligjore te reagojne menjehere me masa ndaj protagonisteve te dhunes mbi gazetaret. Per ta cuar me tej reagimin tone, Unioni i Gazetareve Shqiptare ju fton qe ne daten 3 maj, Diten Nderkombetare te Lirise se Shtypit ta shpallim dite kombetare greve te gazetareve.
Solidarizohuni me kete nisme!
Unioni i Gazetareve Shqiptare





