Gazetari i Report TV Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij u sulmuan fizikisht ditën e djeshme për shkak të detyrës nga dy persona.

Gazetari nga dhuna ka marrë fraktura në trup dhe ka shkuar në spital bashkë me bashkëshorten. Më pas ata e kanë denoncuar ngjarjen në polici.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, i cili thekson se ky rast është një tregues i vështirësive që hasin gazetarët në raportimin e çështjeve që lidhen me krimin e organizuar.

“Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i dënon këto raste dhe u bën thirrje organeve kompetente që të garantojnë sigurinë e gazetarëve, veçanërisht në kohë delikate. Për më tepër, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hedhin dritë mbi të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve që kanë ndodhur në Kosovë, sepse çdo rast i pandëshkuar sjell më shumë krime ndaj gazetarëve.”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Artikulli i plotë i Safejournalist:

Të enjten, datë 25 janar 2023, në orën 16:40 në Lezhë të Abanisë, dy persona kanë sulmuar fizikisht gazetarin e Report Tv, Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij.

Të mërkurën, Elvis Hila kishte raportuar për Report Tv dhe Shqiptarja.com për një vendim gjykate në Lezhë. Pas këtij denoncimi, dy persona kanë sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten e tij Benereta Hila, e cila është goditur në kokë nga autorët teksa tentonte të ndërhynte dhe të merrte telefonin që i kishte rënë përdhe për shkak të sulmit. Gazetari nga dhuna ka marrë fraktura në trup dhe ka shkuar në spital bashkë me bashkëshorten. Më pas ata e kanë denoncuar ngjarjen në polici.

“Është në dorë të drejtësisë, por kjo nuk më pengon të them të vërtetën në punën time, pavarësisht se disa segmente nuk e pëlqejnë”, tha Hila në Report TV, pas sulmit.

Policia ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj reporterit të Report Tv në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim dy autorët.

Kjo nuk është hera e parë që Hila sulmohet për shkak të punës së tij si gazetar. Rrjeti SafeJournalist ka reaguar në vitin 2020 për ndalimin e paligjshëm nga Policia e Elvis Hilës (këtu).

“Ky është një rast shumë i rëndë ndaj një gazetari vendas, i përkeqësuar sepse përfshin edhe gruan e tij, por edhe sepse është një tregues i vështirësive që hasin gazetarët në raportimin e çështjeve që lidhen me krimin apo krimin e organizuar. Nga ana tjetër, vlerësohet reagimi i shpejtë i autoriteteve dhe solidariteti dhe mbështetja publike për Elvis Hilën” – Blerjana Bino, Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri.

Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i dënon këto raste dhe u bën thirrje organeve kompetente që të garantojnë sigurinë e gazetarëve, veçanërisht në kohë delikate. Për më tepër, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hedhin dritë mbi të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve që kanë ndodhur në Kosovë, sepse çdo rast i pandëshkuar sjell më shumë krime ndaj gazetarëve.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjithë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për rastet e fundit.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 26.01.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të BiH

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi