Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar sot në mbështetje të protestës së sotme të bluzave të bardha në QSUT, të cilët ngritën zërin ndaj dhunës së ushtruar ndaj mjekëve.
“Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!”,- tha Manastirliu.





