Pas publikimit të videos ku në doganën e Muriqanit dhunohet nga efektivët e policisë së Malit të Zi, profesori Petraq Milo, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka kërkuar informacion në këtë pikë kalimi në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Nga pala malazeze është komunikuar se shtetasi shqiptar që udhëtonte me familjen, nuk ka respektuar radhën duke hyrë deri në afërsi të traut duke bllokuar rrugën.

Sipas policëve malazezë, i është kërkuar për t’u kthyer pas por një gjë e tillë nuk është pranuar. Policia shqiptare ka ngritur një grup punë për bashkëpunimin me autoritetet malazeze dhe zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë, autoritetet e vendit fqinj kanë pezulluar zv.drejtorin e Kufirit Dragan Klikoovaç pas episodit të dhunës.