Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar sot ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Dhoma dënon ashpër dhunën duke evidentuar se ky nuk është rasti i parë që sulmohen fizikisht apo psikologjikisht avokatët në Shqipëri.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë iu ka bërë thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen në një kohë sa më të shkurtër, ndërsa ka shtuar se janë besimplotë që reagimi do të jetë kambanë alarmi për organet ligjzbatuese.

“Dhoma e Avokatise se Shqiperise shpreh shqetesimin e thelle lidhur me dhunen e rende fizike te ushtruar, mengjesin e dites se sotme, ndaj avokatit Sokol Mengjesi, anetar i Dhomes se Avokatise se Tiranes. Avokati eshte goditur disa here ne koke me leve dhe per shkak te plageve te marra eshte shtruar ne spital.

Ky nuk eshte rast i izoluar i ushtrimit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj avokateve ne Shqiperi, duke rikujtuar aktin e fundit te paprecedentit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj nje avokati ne Dhomen e Avokatise Lezhe, ne muajin prill te ketij viti. Kercenimi i avokateve, sidomos per shkaqe qe lidhen me ushtrimin e detyres jo vetem cenojne rende misionin e avokatit ne ushtrim te profesionit te tij, por krijojne situata te veshtira qe duhen te vleresohen maksimalisht.

Bazuar sa me siper Dhoma e Avokateve te Shqiperise i kerkon autoriteteve zyrtare te kryejne nje hetim te plote dhe te pavarur brenda nje kohe sa me te shkurter lidhur kete ngjarje te rende.

Njekohesisht garantojme te gjithe avokatet ne Republiken e Shqiperise se Dhoma e Avokatise e Shqiperise do te jete ne krah te cdo avokati ndaj te cilit ushtrohet dhune e çfardo lloji nga kushdo qofte, pavaresisht se nga kush dirigjohet dhuna.
Shprehemi besimplote se reagimi yne do te sherbeje si këmbanë alarmi per organet ligjzbatuese jo vetem per kete rast por edhe per raste te tjera qe cenojne sigurine e jetes se avokateve dhe te familjeve te tyre.”