Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për dhunimin e 25-vjeçares Xhisiela Maloku, nga djali i deputetit të PS.

Rama shkruan se dhuna ndaj vajzës është e pafajshme ashtu siç është e pafalshme abuzimi politik me vajzën sipas tij.

"Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin."