DURRËS, 2 tetor 2014 – Sot në Ditën e Jo dhunës shënohet një tjetër rast i dhunës në familje. Këtë herë ngjarja vjen nga qyteti  i Korçës. I dhunuari është një 52 vjeçar me inicialet F.M. i cili ka denoncuar për ushtrim të vazhdueshëm dhune bashkëshorten e tij 48-vjeçare, me inicialet M.M. Edhe pse bëhet fjalë për dhunë psikologjike, është plotësuar në mënyrë të menjëhershme kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për të sipërpërmendurin.

/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/