Është mbajtur në Durrës mbledhja e Komitetit Drejtues për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve përgjegjëse në nivel vendor, dhe referimin e rasteve të dhunës në familje.
Në takim ishin të pranishëm kryebashkiakja Emiriana Sako, drejtues të institucioneve të rëndësishëm rajonale e lokale si dhe drejtues të organizatave të shoqërisë civile.
Sako vuri theksin në aksesin në shërbime cilësore e gjithëpërfshirëse për viktimat e dhunës në familje si dhe në forcimin e mekanizmave në nivel lokal.
Në këtë mbledhje u ndanë informacione mbi rastet e menaxhuara, shërbimet e marra dhe sfidat me të cilat përballen viktimat.