Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Sipas Policisë, shtetasi me iniciale J. L. e ka goditur me grushte prindin, për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka goditur me grushte babanë e tij, për motive të dobëta;