DURRËS, 13 qershor 2013 – Tre Kërkesë-Padi për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme janë plotësuar nga specialistët e Policisë së Durrësit.

1- Për një shtetase 33-vjeçare, banuese në Durrës, e cila deklaron se ndaj djalit të saj  6-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike bashkëjetuesi i saj, babai i fëmijës, shtetasi me iniciale A.K., 37 vjeç.

2- Një shtetas 64-vjecar, banues ne rrethin Durrës, i cili deklaron se ndaj tij ka ushtruar dhune fizike e psikologjike kunati i tij, shtetasi me iniciale F.F., 45 vjeç.

3- Për një shtetase 19-vjeçare, banuese në Durrës, e cila pretendon se nëna e saj, shtetësja me iniciale A.P., 52 vjeçe, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj.

Sipas policisë së qytetit bregdetar materialet lidhur me rastet e mësipërme iu përcollën për vlerësim Gjykatës së Rrethit Durrës.