Me vendim të Gjykatës Civile është miratuar sot urdhri i mbrojtjes me 1 vit për Princ Lekën. Ky i fundit kishte denoncuar më herët se ishte dhunuar nga ish-vjehrri dhe ish-gruaja. 

Pretendim për “dhunë në familje” pati edhe Elia Zaharia ndaj Princit. Seanca për këtë të fundit, është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes pasi nuk ishin gati të gjitha provat. 

Kujtojmë se më 5 mars çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia dhe  pamjet u bënë edhe virale Në videon e regjistruar nga Princ Leka aktorja shikohet duke e goditur, kurse babai i saj, Gjergj Zaharia mban në dorë një statujë druri. 

Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Po ashtu edhe baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.  

Gjykata Civile e Tiranës ka firmosur më herët dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri dhe Leka duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.