Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori materiale për 15 protestues të opozitës të cilët morën pjesë në protestën të shtunës. Ata do të hetohen në gjendje të lirë për akuzat e prishjes së qetësisë publike si dhe dhune ndaj forcave të policisë.

Në protestën e opozitës mbeten të plagosur 11 efektivë policie dhe disa simpatizantë të opozitës ndër ta dhe kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi.