Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar nga Kuvendi pas protestës së opozitës që u mbajt ditën e shtunë, ku pati përplasje me policinë.
Koçiu tha se policia nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se 11 policë u lënduan.
“Dua të jep e qartë kur them që policia nuk ushtroi dhunë. Policia u përball me dhunë. Në protestë efektivët u sulmuan me molotov dhe sende të forta, dhe për pasojë 11 efektivë u lënduan dhe morën ndihmën në spital. U bë thirrje vazhdimisht për qetësimin e situatës, dhe vetëm pas kësaj u ndërmorën masa për shpërdarjen e turmave sipas rregulloreve.
Hedhja e molotovëve dhe sulmi ndaj institucioneve dhe policisë nuk është protestë. Duhet të dënojmë dhunën, jo autorët e saj dhe të akuzohet policia.
Dua të sqaroi edhe rastin e shoqërimit të një të mituri, u konstatua duke hedhur gurë dhe sende të forta drejt policisë. I mituri është 14-vjeç, në asnjë moment nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore. U mbajt në ambiente të veçanta. Askush nuk duhet të përdorë të miturit si mburojë politike”, tha ajo.





