TURQI- Në derbin e fundit të Stambollit për basketbollin në karroca me Galatasaray dhe Besiktas, dy ekipe historikisht rivale edhe në futboll, pas disa koreve fyese, dy tifozeritë kanë filluar të përleshen me sende të forta duke bërë që takimi të ndërpritej.
Ndërhyrja e policisë ka qënë shumë e shpejtë, e cila me anë të gazit lotsjellës ka arritur të qetësojë disi situatën.
"Në këtë vend sporti ka vdekur zyrtarisht", deklaroi presidenti i skuadrës së basketbollit në karroca të Galatasaray, Sedat Incesu.