Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një aktivitet të zhviluar këtë të premte nga Avokati i Popullit me rastin e 8 Marsit është shprehur se ka ardhur koha për të ndryshuar Kodin Penal dhe për të bërë pjesë dhe krimet që sa vijnë e evidentohen online.

“Pjesën e dhunës që ndodh online e kemi të pambuluar me ligj” tha sot ministri

Më tej Balla u shpreh: “Në sa raste vajza bien pre në kanale të çudishme më Telegram. Kemi vendosur disa kontakte të dobishme me kompanitë më të mëdha të rrjeteve sociale, me Tik Tok, presim me kompaninë Meta që zotëron Instagram e Facebook. Por këtë duhet ta kemi me vëmendje të posacme për ti adresuar”.