Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona gjatë një konflikti mes disa personave.

Policia ka gjetur dy gëzhoja në vendngjarje ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit, teksa personat e përfshirë nuk janë identifikuar ende.