Dy persona janë arrestuar në Kavajë dhe në Plazh, të cilët akuzohen për dhunë dhe vjedhje.

Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin S. Y., 41 vjeç, banues në Poloni, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Stacioni i Policisë Plazh arrestoi në flagrancë shtetasin N. S., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ka tentuar të vjedhë në një tabakino, në lagjen nr. 13, Durrës.