Dy vëllezër që u rrahën me njëri-tjetrin dhe një drejtues makine janë arrestuar nga policia, teksa për dy të tjerë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë gjatë 24 orëve të fundit, njoftojnë blutë e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit B.S., 58 vjeç dhe F.S., 60 vjeç, banues në Fushë-Krujë, (vëllezër), pasi për arsye pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 42 vjeç, pasi në aksin rrugor Fushë-Krujë – Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Opel”, duke i shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe 2 shtetas, për veprën penale “Pushtim toke”:

M.L., 57 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit H.L., banues në fshatin Larushk, Krujë.

V.M., 46 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit E.A., banues në fshatin Halilaj, Krujë.