20 qershor 2015 – Një i ri nga Cërriku përfundoi në spital në orët e para të mëngjesit, pasi persona ende të paidentifikuar e nxorrën nga rruga bashkë me makinë. Ermal Baja, kushëri i kandidatit të opozitës në Cërrik ndodhet në gjendje kritike si pasojë e goditjeve në kokë. Vetë i riu nuk mban mend të tregojë për ngjarjen, por politika e ka komentuar si sulm për shkak të lidhjeve të tij me kandidatin demokrat. Mazhoranca ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat, ndërsa thonë se i riu mund të ketë qenë i dehur.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”