Policia e Durrësit ka arrestuar një 50-vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 39-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Durrës 

Vihet në pranga një shtetas për veprën penale ” Dhunë në familje”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E.R., 50 vjeç, banues në Durrës , pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.R., 39 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.