Një i ri që dhunonte vajzën me të cilën bashkëjetonte dhe dy burra që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, janë vënë në pranga nga blutë e Durrësit.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Durrësit u arrestua në flagrancë shtetasi F. R., 32 vjeç, banues në Durrës. Ai është akuzuar nga bashkëjetuesja e tij se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.
Ndërkaq, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. Sh., 51 vjeç dhe A. M., 63 vjeç, banues në Durrës.
Ata u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur. Ndaj tyre rëndon akuza “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





