Shumë raporte konfidenciale të Agjencisë Evropiane të Kufirit, Frontex raportojnë se në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian ekziston “përdorim i tepërt i forcës” ndaj emigrantëve.
Ndër të tjera, akuzat përfshijnë rojet kufitare në Bullgari, Hungari dhe Greqi. Sipas disa njoftimeve Agjencia kufitare e BE-sё, duhet tё ketё mbylllur sytё ndaj shkeljes sё tё drejtave tё njeriut prej nёpunёsve nё vendet pёrkatёse, ndërsa dyshohet që edhe vetë Frontex-s tё ketё kryer shkelje.
Por kjo agjenci i hodhi poshtё “kategorikisht” akuzat, se punonjёsit e Frontex-it gjatё patrullimeve pёr dёbimin e migrantёve shkelin tё drejtat e njeriut. “Çdo formё e dhunёs ose e keqtrajtimit tё refugjatёve apo migratёve ёshtё e papranueshme. Ne do t’i verifikojmё tani kёto akuza me mbrojtjen kufitare tё BE-sё dhe do tё reagojmё “- deklaroi zёdhёnësja e Komisionit tё BE-sё, Andreeva.
Autoriteti i mbrojtjes kufitare tё BE-s ka rreth 1500 punonjёs, të cilët nuk kanë mandat tё plotfuqishёm pёr tё kryer hetime nё territorin e vendeve anëtare tё BE-sё”. Prej muajit Maj, Agjencia Frontex operon edhe në kufirin shqiptar.