Tre persona, dy nga Durrësi dhe një nga Kruja, kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për dhunë në familje.

B. B., 69 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

S. M., 50 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses dhe e ka kanosur atë.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim S. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.