Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. C., 49 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-L. Dh., 27 vjeç, banues në Seman, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.