Vihen në pranga 2 persona të shpallur në kërkim nga blutë e Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin A. T., 56 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh ndaluan shtetasin Sh. C., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi i ka vjedhur çantën e dorës me sendet personale dhe një sasi të hollash, një shtetasi.





