Katër persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka përfunduar shtetasi A.L., i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 46-vjeçar, banues në Arapaj, pasi ka shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses shtetases D. L.

Ndërkohë është bërë edhe ndalimi i dy drejtuesish mjetesh, veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Vihen në prangat e policis 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. L., banues në lagjen Nr.13 Durrës, pasi më datë 06.12.2021, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” dhe ” Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin;

D. V., 46 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses shtetases D. L.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasit;

N. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gj. T., 55 vjeç, banues në lagjen Nr.15 Durrës, pasi u kap nga shërbimet duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe pa targa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.