Ndeshja e Kategorisë Superiore mes Lushnjes dhe Teutës e cila po zhvillohet në Durrës mesditën e sotme, nuk ka kaluar pa incidente.

Një grup tifozësh, janë përplasur me Policinë e Durrësit si dhe kanë lëshuar ofendime ndaj arbitrit të ndeshjes, Emirjon Simo.

Efektivët blu gjatë ndërhyrjes për të qetësuar situatën në stadiumin "Niko Dovana", janë përplasur fizikisht me tifozët lushnjarë.

Në komisariatin e Durrësit janë shoqëruar 8 tifozë për dhunë ndaj uniformave blu.