Policia njofton se ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të rastit të dhunës në një familje në Tiranë.
Arrestohet një 30-vjeçar i cili ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri në banesë.
Mësohet se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me fishekë.
NJOFTIMI I POLICISË
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Asdreni”, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë zjarri në ambientet e banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. E., 30 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.





