Një vajzë është bërë shkak i dhunimit brutal të inxhinierit elektrik R. K. në Tiranë. Sipas policisë së Tiranës R. K. i kishte shkruar në Instagram vajzës që jetonte në Tiranë.
Nga Bilishti ai ka udhëtuar në drejtim të Tiranës, ku qëllimi ishte për të takuar vajzën me të cilën kishte lënë takim.
Por kur ka shkuar në vendin ku e kishte paracaktuar për të takuar vajzën, R. K., është përballur me bashkëjetuesin e vajzës që ngacmonte, i cili ka filluar ta godasë me sende të forta.
Si pasojë e goditjeve R. K. ka marrë lëndime të rënda në kokë, të cilat i kanë sjellë probleme serioze për shëndetin.
Për këtë ngjarje, Policia e Tiranës shpalli sot në kërkim si autor 34-vjeçarin B. Gj., lindur në Peshkopi dhe banues në kryeqytet, i cili rezulton të jetë bashkëjetuesi i vajzës që ngacmonte në Instagram R. K.