Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dorëzoi sot në SPAK kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kreut të policisë, Ard Veliu, kreut të SHÇBA dhe drejtuesit të komisariatit numër 1 për dhunën e ushtruar ndaj aktivistit Donald Martini brenda komisaritit në dhjetor të vitit të shkuar.

“Po bëhen 35 ditë, kontrolli i brendshëm i policisë akoma nuk ka kthyer përgjigjen dhe as komisariati numër një. Shpresova se ministri do të shprehej. Thuhet se nuk ka pyll pa derra por derrat po bëhen aq të mëdhenj sa nuk vend ku rrinë derrat. Ministri të marrë guximin dhe të thotë kush ishte personi që ushtroi dhunë  brenda komisaritit të policisë.”, u shpreh Donald Martini.

“Është në kallëzim penal personal i shtetasit Donald Martini që jo rashtësisht na ka sjellë të gjithëve ne si Aleancë pranë SPAK. Kjo është një dhunë e komanduar, e urdhëruar, e mirëmenduar dhe nuk ka pasur në fokus vetëm aktivistin e Aleancës Donald Martini dhe tre aktivistë të tjerë por është një dhunë e mirëmenduar ndaj Aleancës për Mbrojtjen e  Teatrit. Objekti i kallëzimit është dhuna e ushtruar brenda komisariatit numër 1 por subjekte të klallëzimit janë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, drejtuesi i SHÇBA, struktura të tjera drejtuese dhe drejtuesi i komisaritit numër 1. Nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret referuar kërkesave të bëra nga aktivistët e Aleancës.” tha Adriana Kalaja.

Martini së bashku me Astrit Seranaj, Gentian Hasani, dhe Ergys Mërtirin u ndaluan dhunshëm nga policia në përpjekjen e tyre për të bërë liven e përditshëm para sheshit të teatrit dhe më pas u shoqëruan forcërisht në komisariat pa asnjë arsye, përgjatë së cilës është ushtruar dhunë psikologjike.