Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi anëtarin e dhunuar të LGBTIQ+ nga disa të rinj në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare, kallëzimi është bërë nga vetë 21-vjeçari E.M., i cili ka thënë para autoriteteve se është goditur nga disa persona.
“Me datë 16.06.2021, shtetasi me iniciale E. M., 21 vjeç, kallëzon se në rrugën “Vëllëzërit Manastirli” e kanë goditur disa persona ende të paidentifikuar.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas marrjes së kallëzimit e kanë pajisur të dëmtuarin me vendimin mjeko-ligjor dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.





