Kjo javë që po lëmë pas, ka qenë e ngarkuar me ngjarje të ndryshme duke filluar nga politika e deri te socialja.

Në nga ngjarjet që ka bërë bujë këtë javë ka qenë dhunimi i të moshuarës në Pejë, duke filluar më pas me thellimin e krizë në PD, kapjen e kokainës në Portin e Durrësit e deri te ndryshimi i motit.

Dhunimi i të moshuarës dhe opinioni publik

Pak ditë më parë, në Facebook, aktorja Kaltrinë Zeneli, publikoi një video ku një e moshuar po dhunohej nga infermierja në azilin e të moshuarve “Orenda” në Pejë të Kosovës. Video u bë virale në rrjet duke shkaktuar një reagim të madh të të gjithë njerëzve sesi mund të dhunohen të moshuarit në shtëpinë e kujdesit. Institucionet e Kosovës reaguan menjëherë pas bërjes publik të rastit, dhe arrestuan infermieren që e dhunonte, punonjësen që e ka xhiruar videon dhe një tjetër punonjëse që ndodhej aty dhe qeshte me skenën e dhunës që po shikonte. E moshuara, pas orë pas publikimit të videos, u largua nga qendra. Ishin familjarët e saj që e morën në shtëpi, ndërkohë qendra u mbyll me vendim qeverie. Ndërsa me vajzat e arrestuara, po merret drejtësia.

Kapja e kokainës në portin e Durrësit

Të premten, në Portin e Durrësit u kapën 33.5 kg kokainë në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori. Ka qenë kompania ZICO. sh.p.k, që tre ditë përpara se anija me kontejnerët e bananeve të mbërrinte në vendin tonë ka lajmëruar autoritetet ligje zbatuese për kontroll të imtësishëm të këtyre kontejnerëve, pasi ishin marrë informacione se në to mund të ishte futur drogë nga grupet kriminale në Ekuador. Në shkresën që mban datën 19 tetor, kompania i është drejtuar me shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë Durrës, Drejtorisë së Kufirit e Migracionit, Drejtorisë së Doganës Durrës, dhe Njësisë së Kontrollit të Kontejnerëve që kontejnerët që do mbërrinin në Portin e Durrësit për Llogari të kësaj Kompanie të hynin domosdoshmërisht në skaner, dhe atyre tu bëhej kontroll i imtësishëm. Në shkresën depozituar institucioneve të mësipërme kompania ka këmbëngulur që nuk e merr në dorëzim mallin dhe nuk kryen asnjë veprim zhdoganimi pa u kryer kontrolli me qen, fizik e imtësishëm. Në shkresë autoriteteve u kërkohet që kontejnerët edhe të monitorohen në shesh pushim. Gjithashtu kompania në shkresë sqaron institucionet se kompania nuk do kryejë asnjë veprim pa praninë e autoriteteve portale, dhe pa praninë e autoriteteve ligje zbatuese. Për kokainën, u arrestuan punonjës të skanerit të portit, konkretisht shtetasit; Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”; Alban Neziraj, 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”; Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”. Pronari i kompanisë Trifon Murataj, është shpallur në kërkim.

Thellimi i krizës në PD dhe kandidatët e primareve

Kriza në PD është thelluar pasi grupi i Berishës nuk ka rënë dakord me grupin e Alibeajt në lidhje me daljen me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale. Kjo pasi grupi i Alibejt kërkon që kandidatët të zgjidhen 50% me primare dhe 50% me sondazhe. Kjo është mphuar kategorikisht ga grupi i Berishës, për këtë arsye Alibeaj ka deklarauar se grupi i tij së shpejti do të prezntojë kandidatët për zgjedhjet në secilën bashki. Por gjithashtu ka lënë të hapur një rrugë komunikimi për bashkimin e tyre, për hir të demokratëve dhe misionit për të rrëzuar Ramën. Nga ana tjetër, kandidatët e parë për primaret e Tiranës janë futur në garë. Ata që synojnë të përballen me Veliajn për Bashkinë e Tiranës janë mjeku Ilir Alimehmeti, ish-deputeti Gert Bogdani, deputeti Belind Këlliçi dhe ish-deputetja Mimoza Hadarmataj.

Kthesa e motit dhe si pritet të nisë java

Ka nisur një fundjavë ku ndodhemi po sjell normalizimin e motit për muajin që ndodhemi. Një fundjavë me shira intensiv, me rrebeshe, erë të fortë dhe temperatura të ulëta krejt ndryshe nga çkemi përjetuar gjatë javës dhe muajit që lamë pas.

Dita e sotme, pra e shtuna do të jetë në mbizotërimin e rrebesheve të shiut në të gjithë territorin. Vranësirat janë të fokusuara në dy skaje të Shqipërisë. Një vranësirë e dendur që do të sjellë shira me intensitet të lartë që do të sjellë

Në qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës ku do të ketë herë pas here reshje me intensitet të lartë duke sjell edhe probleme me përmbytjet në shumë zona.

Përsa i përket reshjeve, fatmirësisht kemi reshje në veri të vendit ku do të ketë edhe një ndryshim të situatës hidrike.

Përsa i përket temperaturave, këtë fundjavë zbresim në temperatura të ulëta krahasuar me javën që lam pas, bën me dije meteorologia Lajda Porja.

Termometri nuk do të ngjitet më shumë se 19 gradë. Dita e diel do të sjellë përmirësim të situatës përsa i përket reshjeve, por do të ndihet një ditë akoma më e ftohet kjo për shkak të lagështirës.

Mëngjeset do të jenë deri në 3 gradë në zonat malore. Java e ardhshme përmirëson dukshëm situatën. Reshjet do të “përcillen” këtë fundjavë. Të paktën deri nga mesi i javës, e mërkurë dhe e enjte, moti premton kthjellime dhe diell në rang territori. Por temperaturat që do të bien këtë fundjavë nuk presin përmirësim javën e ardhshme.