Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Mal të Zi ku u dhunuan tre shqiptarë, për të cilën thotë se ka motive etnike nga grupe kriminale.
Teksa i uron shërim të shpejtë tre të rinjve, Berisha kërkon që autoritetet e vendit fqinj t’i vendosin para ligjit autorët dhe organizatorët e sulmit.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie në lidhje me dosjen ‘Partizani’.
Postimi i plotë i Berishës:
Një akt kriminal racist i rëndë!
Dhunimi i tre të rinjve shqiptar duket për motive etnike në Malin e Zi nga grupe kriminale dhe me uniformë paramilitare ultranacionaliste, përbën një akt të verbër racizmi primitiv të rëndë dhe të dënueshëm.
Kjo dhunë nuk është një rast i izoluar mbasi vjen pas dhunës shtetërore që policë në pikëkalimi kufitar ushtruan ndaj profesorit të nderuar Petraq Milo. Këto akte të nxitura nga ultranacionalistët e Beogradit vjinë në kundërshtim të hapur me projektet serioze për marrëdhënie miqësore dhe vlerën e këtyre marrëdhënieve midis vendeve fqinje.
Duke i uruar shërim të shpjete viktimave dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe autorët e kësaj dhune shtazore, kërkoj nga autoritetet e vendit fqinj, të cilët kanë arrestuar pesë prej banditëve, t’i vendosin para ligjit, sponsorët, organizatorët dhe autorët e këtij akti të shëmtuar.