Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës. Mësohet se një polic bashkiak është dhunuar barbarisht në qytetin bregdetar.
Sipas informacioneve paraprake polici me ininciale B.J ka marrë lëndime serioze duke u dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavionin e kirurgjisë.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar. Deri në një njoftim nga blutë e Vlorës informacioni i dhënë në këtë lajm mbetet paraprak.