E rrahur brutalisht nga i fejuari i saj, 19 vjeçarja skoceze Kelsie Skillen ka gjetur forcën për të denoncuar duke publikuar në Facebook fotot që dokumentojnë dhunën.

Me fytyrën të transformuar nga dhuna dhe trupin plot shenja dhunimi, vajza u bën thirrje të gjitha femrave të tregohen të kujdesshme ndaj çdo rasti sado të vogël dhune, sepse rrezikojnë të përfundojnë si ajo.

“Më vjen keq që duket të shihni fytyrën time, por dua që gjithkush të dijë se ish-i fejuari im, James McCourt, më ka mbajtur për 4 orë të mbyllur në shtëpi dhe më ka rrahur aq kaq saqë kam përfunduar në spital” shkruan Kelsie në postimin e saj.

Postimi I 19 vjeçare është shpërndarë mijëra herë në Facebook dhe vajza ka marrë një mbështetje të madh nga shumë përdorues të rrjetit social.

I fejuari i vajzës, edhe ai 19 vjeçar, është arrestuar nga policia.