PUKË, 19 shkurt 2013– Një cift bashkëshortësh janë dhunuar dhe grabitur në banesën e tyre nga 2 persona ende të panjohur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kishaxhi, të Pukës. 

Policia në vendngjarje bën të ditur se cifti Zef dhe Prena Vasia rreth 80 vjec kanë përjetur një tronditje të thellë mbrëmjen e së hënës kur persona të panjohur u kanë shkaktuar fraktura në trup, me qëllim grabitjen e parave. 

“Në mesnatë dëgjuam të trokitura në derë. Gruaja shkoi dhe e hapi derën, kur persona të makuar e lidhën, i futën një shami në gojë që të mos bërtiste dhe i thanë ‘nënë na trego ku i fshehur paratë’”, tregon bashkëshorti. 

Më tej Zef Vasia shpjegon se pasi ka dëgjuar zhurmat në korridor ka dalë menjëherë në ndihmë të gruas, por është rrahur barbarisht nga 2 personat e maskuar. 

Sipas policisë, gruaja pëe shkak të plagëve të marra është transportuar në spital. 

Policia, pas denoncimit të ngjarjes ka nisur hetimet, ndërkohe që nuk ka ende të dhëna rreth autorësisë së grabitësve.