Dhunohet gjatë orëve të natës poliklinika qendrore e qytetit të Durrësit. Persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat e dyert e Poliklinikës së Specialiteteve dhe kanë hyrë deri në katin e dytë, ku kanë thyer çdo gjë që u ka dalë përpra.
Sipas informacioneve paraprake, “DurrësLajm” mëson se hajdutët kanë vjedhur disa kompjuterë e laptopë në zyrat e kabibenteve, por ende nuk bëhet i ditur numri i saktë i tyre.
Autorët kanë hapur me forcë derën kryesore dhe kanë marrë gjithashtu dhe disa aparate matës diabeti.
Nëdërkohë, Specialistët për Krimet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndiqni videon më poshtë për të parë gjendjen në të cilën ndodhet sot Poliklinika e Specialiteteve.