9 shtator 2015 – Dhunohet makina e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë kohës kur ai po shkonte në zyrën e tij në Kryeministri.
Sulmi ka ndodhur nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kësaj radhe kanë përdorur ngjyrën si mjet sulmi ndaj veturës së Kryeministrit.
Përgjegjësinë për këtë akt e kanë pranuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka thënë se përmes këtij veprimi dëshirojnë t’i kujtojnë kryeministrit Mustafa që nuk mund të defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Zajednicës, citojnë mediat kosovare.
/portali DurresLajm/