Një 32-vjeçar është dhunuar me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Thumanë, ndërsa i riu është transportuar për në spital.

Policia po punon për indeksimin dhe kapjen e autorit si dhe per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë.