Një person është dhunuar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Lezhës. Dhuna është regjistruar në afërsi të një pike karburanti në aksin rrugor Lezhë–Rrilë.
Raportohet se personi i dhunuar është nxjerrë me forcë nga automjeti i tij dhe është goditur me mjete të forta. I plagosuri është dërguar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës.
Ai aty ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës. Gjendja e tij raportohet se është e rënduar.





