3 persona të paidentifikuar kanë dhunuar shefin e regjimit të burgut 313 në Tiranë, Bledar Pura.
Pura është goditur me sende të forta, ndërsa është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim.
Burime policore bëjnë të ditur se Pura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë, ndërsa Pura është goditur me shkop bejsbolli.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 17.01.2018, rreth orës 08.00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur zona e “Freskut”, një shtetas ndodhet i shtrirë. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në vendin e quajtur zona e “Freskut”, në afërsi të një pallati ështe gjendur i dëmtuar shtetasi B.P., 36 vjeç, ku sipas deklarimit të tij dyshohet se është dëmtuar nga 2-3 persona. Shtetasi B.P., është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.





