8shtator 2015 – Prifti dhunohet në banesën e tij në Sarandë. Babai kreut të OMONIA-s, Leonidha Papa, i cili shërben dhe në kishën ortodokse të qytetit, u rrah barbarisht në shtëpi, nga dy persona me kapuçë në kokë.
I moshuari ndodhej i vetëm në banesë dhe dyshohet se autorët kanë tentuar ta grabisin. Ata nuk kanë arritur të marrin gjë dhe për këtë arsye kanë keqtrajtuar të moshuarin. Dyshohet se autorët janë banorë të zonave të tjera që punojnë me sezone në Sarandë.
/portali DurresLajm/