Një prokuror në Vlorë ka rënë pre e dhunës. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të Prokurorisë së Vlorës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se prokurori i Vlorës me iniciale K.Ll, nga goditjet ka marrë dëmtime në hundë.

Pak pas ngjarjes së rëndë, policia bëri të mundur arrestimin e autorit, ideniteti i të cilit nuk dihet ende.

Nga të dhënat paraprake ka dyshime se incidenti ka ndodhur për shkak të detyrës.

Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.