Policia ka vënë në pranga futbollistin e Domosdovës Kristjan Lleshi, pasi goditi gjatë ndeshjes Tepelena-Domosdova arbitrin.
33-vjeçari, banues në Përrenjas, mësohet se ka goditur me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, shtetasin Ardit Merdanaj, në stadiumin “Sabaudin Shehu”, Tepelenë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, pëe veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".





