Policia e qytetit të Korçës ka shoqëruar për në komisariat Emiljano Nazifin, si autorin e dyshuar së ngjarjes ku u gjet i vdekur në banesë Novrus Fiqi.

Policia dhe Prokuroria janë në pritje të ekspertizës mjeko – ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Mësohet se nga këqyrja paraprake e viktimës, janë konstatuar gjurmë gjaku dhe hematoma në fytyrë. Ende policia nuk mund të konkludojë nëse plagët janë shkaktuar gjatë konfliktit me Emiljano Nazifin, i cili është shoqëruar dhe po merret në pyetje, apo janë pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe rënies përtokë të viktimës.

Trupi i 56-vjeçarit do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të kryhet nga një grup mjekësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore që pritet të mbërrijnë në morgun e Korçës.