Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Raimond Kunorajn, babain 27-vjeçar i cili ka dhunuar barbarisht vajzën e tij të mitur.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur disa ditë më parë, ku babai teksa ka qenë vetëm me vajzën e tij 6-vjeçare e ka dhunuar rëndë me pretendimin se ajo po e bezdiste.
E mitura fillimisht është dërguar në spitalin e Kamzës ku pas dhënies së ndihmës së parë, është përcjellë për në spitalin “Nënë Tereza” dhe më pas drejt atij të Traumës.
Ka qenë nëna që ka bërë denoncim në polici, ndërkohë e mitura aktualisht ndodhet në spital pasi ka hematoma në trup.