Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.“, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.